Tematike
67% të zviceranëve votuan për ashpërsimin e ligjit për armëmbajtje
Po ashtu në shkallën 66% është përgjigja e zviceranëve ndaj “Staf”, ose ligjit federal për reformim në sferën e takasave dhe të financimit të AHV.
Edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, që nga mesdita është e qartë se të dy dy çështjet e hedhura në referendum nacional janë votuar me shumicë të madhe nga zviceranët. Siç e tregon rezultati paraprak i publikuar nga instituti për hulumtimin e opinionit publik gfs.bern, 67 për qind të pjesëmarrësve në referendum kanë votuar në favor të rishikimit të ligjit mbi armëmbajtjen, shkruan srf.ch. Kërkesa e hedhur në votim ka qenë përshtatja e ligjit në fjalë me legjislacionin që rregullon këtë çështje në BE.
Po ashtu në shkallën 66% është përgjigja e zviceranëve ndaj “Staf”, ose ligjit federal për reformim në sferën e takasave dhe të financimit të AHV.
Të gjitha kantonet deri në këtë moment i kanë thënë Po të dy propozimeve të hedhura në votim, transmeton albinfo.ch. Por deri tash Staf është votuar më së shumti në Kantonin Valis me 72% ndërsa propozimi për ligjin mbi armëmbajtjen, në Luzern ka arritur në 66%. Më së paku është votuar në Solothurn 59% dhe në Schwyz, 52%.
Pas bërjes të ditur të rezultatave preliminare, politika ka reaguar, në varësi nga preferencat partiake. Kështu, deputeti socialdemokrat në Dhomën e Kantoneve, Daniel Jositch është shprehur i lehtësuar: “Në ditën e sotme është bërë një hap i rëndësishëm për më shumë siguri në Zvicër dhe për stabilizimin e marrëdhënieve me BE-në”. Është kështu pasi që në rast votimi kundër, do të vihej në pikëpyetje pjeëmarrja e mëtejme e Zvicrës në Marrëveshjen Shengenit.
Ndërsa deputeti nacional i SVP-së nga St. Galleni, Lucas Reimann ka thënë se e respekton vendimin e popullit votues por e “nervozon fakti se Zvicra, ligj pas ligji po i përshtatet BE-së. Kësaj here ishte ligji për armët, herën tjetër do të jetë ndonjë tjetër… Secili po përpiqet të ruajë hobin e tij dhe të ndalojë hobin e tjetrit”.
I kënaqur me fitoren e votimit për “Staf”, është shprehur Pirmin Biscof nga CVP, përcjell albinfo.ch. “Kjo jep dritën jeshile në dy fusha problematike tëvendit. Tani kërkohet përgjigja e politikës për ta realizuar një reformë të qëndrueshme dhe të frytshme të AHV.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar