Bota

Trump flet për abortin: Jam pro jetës

Pas debatave të shumta lidhur me ndalimin e abortit me ligj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump, shkruan albinfo.ch.

Përmes një postimi në Twitter, Trump është shprehur kundër abortit, në përjashtim të disa rasteve.

“Sic e dinë shumica e njerëzve, dhe për ata që do të donin ta dinin, unë jam fuqishëm pro jetës, në përjashtim të tri rasteve: përdhunim, incest dhe kur është në pyetje mbrojtja e jetës së nënës”, ka shkruar ndër të tjerash Trump.

Reagimet e debatet erdhën pasi në Alabama u miratua projektligji që ndalon gati të gjitha rastet e aborteve, përcjell albinfo.ch. Si shenjë pakënaqësie, disa grupe kanë paralajmëruar protesta kundër këtij projektligji.