Integrimi
Parandalimi i duhanit, preokupim edhe për nënat shqiptare
Qëllimi i një takimi të këtillë është vetëdijesimi i grave shqiptare për pasojat që lë konsumimi i duhanit në shëndetin e tyre, tek fëmijët dhe rrethi ku jetojmë
Projekti i Caritasit për parandalimin e duhanit troket edhe në dyert e nënave shqiptare që jetojnë në Zvicër. Përmes organizimit „Femmes Tisch“ që njihet për më shumë se 13 vite për një qasje më intensive të edukimit, shëndetësisë dhe parandalimit, gratë shqiptare të Sankt Gallenit janë ftuar fundjavën që lamë pas në Rorschach për të marrë pjesë në një takim këshillues për parandalimin e duhanit. Në krye të këtij organizimi si moderatore dhe organizatore e këtij projekti, në kuadër të Caritasit, ishte vënë anëtarja e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Drita Krasniqi.
Kjo nismë e Caritas St.Gallen-Appenzell dhe drejtorit të arsimit për Rorschach u mirëprit nga gratë shqiptare, tha Krasniqi, e cila për këtë projekt kishte marrë dritën e gjelbër të financimit nga Kantoni, qyteti i Rorschachit dhe Caritas St. Gallen-Appenzell. Dhe pos kësaj kishte dhe mbështetjen me prezencën e tyre në këtë takim edhe të dy grave të njohura të kësaj ane, Silvia Maag nga ARGE dhe Verena Natali e cila merret kryesisht me angazhimin e hershëm të fëmijëve. Si dhe të drejtorit të Arsimit, Etterlin Guido, i cili përmes një porosie apelonte tek prindërit që t`i dërgojnë fëmijët në grupe parashkollore (Spielgruppe) ngase që nga viti i kaluar ky shërbim ofrohet falas në Rorschach.
„Femmes Tische“ kanë programe të shumta që ju dedikohen veçmas grave me origjinë migracioni, që në të shumtën e rasteve nuk janë shumë aktive në jetën kulturore-sociale në rrethinën ku jetojnë. Përmes këtyre organizimeve në formë bashkëbisedimi të ideve dhe përvojave reciproke synohet sensibilizimi i grave për t’u lidhur më fort me jetën e përditshme në vendin ku ato jetojnë.
„Qëllimi i një takimi të këtillë është vetëdijesimi i grave shqiptare për pasojat që lë konsumimi i duhanit në shëndetin e tyre, tek fëmijët dhe rrethi ku qëndrojmë dhe jetojmë“ na thotë Drita Krasniqi që është vetë nënë e dy fëmijëve. Për të pasur jehonë një takim i këtillë në mesin e grave shqiptare, ajo e ka kthyer takimin në festë duke organizuar gatime të kuzhinës shqiptare të përcjella me ritme muzikore të shoqëruara me valle.
Për ta përshkruar me pak fjalë rëndësinë e kësaj tryeze „Femmes Tische“, mban të publikuar në ballinë të sajtit të saj fjalët e një pjesëmarrëseje irakiane, e cila thotë: „Femmes-Tische më hapi mua derën në një botë, e cila më parë ka qenë e mbyllur për mua“.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut