Tematike
Ministri Cassis thotë se Këshilli i Evropës përfaqëson “Evropën e vlerave”
Këshilli i Evropës ka qenë instrumenti i parë për krijimin e një “Evrope të vlerave”, ka thënë Ignazio Cassis në fjalën e tij të mbajtur në takimin ministror në Helsinki
Falë Këshillit të Evropës, shtetet evropiane kanë mundur të zhvillohen në një “Evropë të vlerave”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis në fjalën e tij të mbajtur në takimin e ministrave në Helsinki, të zhvilluar të premten, më 17 maj 2019, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (EDA).
Ai gjithashtu ka paraqitur këtu instrumentin e ratifikimit nga Zvicra të “Konventës së Magglingen-it”, e cila synon të arrijë më shumë korrektësi në sport, përmes masave të mbrojtjes, hetimeve dhe ndëshkimit të manipulimeve të lojërave.
Në margjina të sesionit të 129-të të komitetit të ministrave, drejtuesi i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës ka takuar kryetarin aktual të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zonjën Liliane Maury Pasquier, e cila njëherësh është edhe deputete në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës. Po ashtu Cassis ka zhvilluar bisedime bilaterale me ministrat e jahstëm të Belgjikës, Sllovenisë dhe Maltës.
Para 100 vitesh, pak pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore ishte themeluar Lidhja e Kombeve ndërsa para 70 vitesh, pas Luftës së Dytë Botërore, Këshilli i Evropës. Përmes tij ishte bërë e mundur që çështjet e hapura në kontinent të zgjidhen me bashkëpunim në vend se me dhunë.
Këshilli i Evropës ka qenë instrumenti i parë për krijimin e një “Evrope të vlerave”, ka thënë Ignazio Cassis në fjalën e tij të mbajtur në takimin ministror në Helsinki. Sipas tij, konventat e Këshillit të Evropës kanë krijuar një hapësirë të përbashkët ligjore dhe demokratike.
Zvicra i atribuon punës së kësaj organizate një rëndësi po aq të madhe sa dhe vlerave të cilat Këshilli i Evropës i promovon si: respektimi i shtetit juridik dhe demokracisë ashtu si dhe mbrojtja e lirive themelore. “Po këto vlera përbëjnë thelbin e Kushtetutës Federale të Zvicrës”, ka nënvizuar ministri zviceran i punëve të jashtme, Ignazio Cassis.
Këshilli i Evropës me seli në Strassburg është themeluar në vitn 1949 dhe numëron 47 shtete anëtare. Zvicra bën pjesë në këtë organizatë që nga viti 1963.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert