Tematike
Qeveria e Zvicrës synon rekrutimin maksimal të fuqisë punëtore të vendit
Këshilli Federal i Zvicrës në mbledhjen e mbajtur më 15 maj ka propozuar marrjen e disa masave për të siguruar që ndërmarrjet zvicerane të mund të rekrutojnë sa më shumë fuqi punëtore që të jetë e mundur, nga vendi e jo nga jashtë
Nevojat për fuqi punëtore të kualifikuar pritet të rriten gjatë viteve në vijim. Njëkohësisht kthesa demografike e ashpërson konkurrencën për këtë fuqi punëtore. Lëvizja e lirë që funksionon në raport me BE-në ndihmon që këto nevoja të përmbushen në mënyrë joburokratike, thuhet në një komunikatë për shtyp të publikuar nga KëshilliiFederal.
Këshilli Federal i Zvicrës në mbledhjen e mbajtur më 15 maj ka propozuar marrjen e disa masave për të siguruar që ndërmarrjet zvicerane të mund të rekrutojnë sa më shumë fuqi punëtore që të jetë e mundur, nga vendi e jo nga jashtë, transmeton albinfo.ch. Ndër masat e propozuara në këtë drejtim është integrimi më i mirë në tregun e punës i të moshuarve dhe në veçanti i të papunëve në moshën mbi 50 vjeçare. Ky integrim është menduar të bëhet përmes përmes përdorimit të instrumenteve ose masave të ndryshme stimuluese.
Më tutje, këto masa synojnë integrimin më të mirë në tregun e punës të të huajve që jetojnë në Zvicër. Ndërsa personat e çregjistruar (ata që kanë përfunduar periudhën e mbështetjes nga zyra për të papunët) dhe që janë mbi 60 vjeçarë, të cilët përkundër përpjekjeve të mëdha nuk arrijnë të gjejnë punë, duhet të përfitojnë nga një ndihmë që shërben si “urë kalimi” deri në pensionimin e tyre të rregullt.
Për vënien në jetë të të gjitha masave në këtë drejtim, Këshilli Federal ka llogaritur se do t`i duhen rreth 300 milionë franga.
Masat në fjalë janë të kufizuara në kohë, deri në vitin 2024.
Sa i përket rritjes së integrimit të të huajve në tregun e punës një masë është ndërmarrë tashmë dhe po funksionon nga gushti i vitit 2018, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për një program përmes të cilit më shumë se 700 refugjatë dhe azilkërkues me status të përkohshëm (F) të rinj të cilët po përgatiten përmes praktikës profesionale në zanate të ndryshme.
Këtë program, qeveria dëshiron ta zgjerojë edhe te të rinjtë jashtë sferës së azilit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës