Kinema

Aktorja Gomez, e tmerruar nga ndikimi i rrjeteve sociale

Filmi “The Dead Don’t Die”, kishte premierën në Festivalin e filmit në Cannes. Ky film kritikon shoqërinë amerikane për daljen nga kontrolli për shkak të teknologjisë.

Një rol në këtë film e ka edhe këngëtarja Selena Gomez, e cila tha se gjeneratat e reja janë të varura plotësisht nga rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.

“Rrjetet sociale kanë qenë të tmerrshme për gjeneratën time. Kjo më frikëson sepse shoh vajzat e reja të cilat janë të shkatërruara dhe ngacmohen çdo ditë. Rrjetet sociale nuk janë të sigurta dhe nuk bllokojnë asgjë, vetëm ekspozojnë gjëra të panevojshme”, tha këngëtarja Gomez.

Filmi gjithashtu kritikon presidentin Donald Trump për shkak të politikave kundër migracionit dhe synimit të tij për t’i mbyllur kufijtë e SHBA-së për të huajt.