Integrimi

Heshtja e ndjekjes penale dënohet me marrje të pasaportës zvicerane

Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Federale duke iu referuar rastit konkret të një shtetasi të Malit të Zi.

Personat të cilët gjatë procedurës së natyralizimit (fitimit të shtetësisë zvcerane) kanë heshtur me qëllim ndjekjen penale që ka qenë duke u zhvilluar ndaj tyre ose nga e cila mund të jenë kërcënuar, mund të përballen më vonë me anulimin e shtetësisë një herë të fituar.

Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Federale duke iu referuar rastit konkret të një shtetasi të Malit të Zi.

Personi në fjalë ka qenë i dënuar me shtate vjet e gjysmë heqje lirie për një numër deliktesh në lidhje me tregti narkotikësh. Por, me rastin e procedurës së natyralizimit ai e ka heshtur këtë pjesë të biografisë së tij.

Sipas qëndrimit të Gjykatës Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër  shtetasi malazez me atë rast ka bërë shkelje të detyrimit për bërjen publike të fakteve e rëndësi. Kjo është arsye e mjaftueshme për t`ia marrë të drejtën e fituar më parë të shtetësisë së Zvicrës.