CH-Ballkani
Drejtësia, esenca e demokracisë
Ky numër i revistës Albinfo.ch ju sjell pikërisht një pasqyrë të ndryshimeve mes gjeneratave në Zvicër, duke portretuar një garniturë të re profesionistësh shqiptarozviceranë të fushës së drejtësisë

Që nga filozofët John Locke dhe Charles-Louis Montesquieu, në shekujt 17 dhe 18, nocioni i shtetit inspirohet nga teoria e ndarjes së pushteteve, mes atyre ligjvënës, ekzekutiv dhe juridik. Testi më i mirë për një demokraci është pra efektiviteti i ndarjes së pushteteve, dhe veçanërisht ai i pavarësisë së drejtësisë, si ultima ratio e regjimeve politike që iu siguron qytetarëve një gjykim të paanshëm dhe të drejtë.
Mirëpo, një drejtësi mund të jetë perfekte në letër, por ajo është e pavlerë nëse nuk reflektohet në realitetin ditor. Përballja e shqiptarëve në vendet e prejardhjes me një drejtësi të dobët, të korruptuar dhe nën ndikim komplet të politikës, e ilustron më së miri se ç’pasoja sjell ajo për të ardhmen e një vendi. Kjo edhe e shpjegon arsyen e humbjes së besimit në institucionet e drejtësisë dhe në paanshmërinë e gjykatës, ngase ato janë të vëna në shërbim të padrejtësisë.
Marrë nga ky prizëm i pavarësisë, drejtësia në Zvicër është shembull dhe oportunitet për komunitetin shqiptarozviceran, ngase drejtësinë e garanton Shteti. Si i fuqishmi ashtu dhe i dobëti, të gjithë janë të njëjtë para ligjit. Kjo edhe e shpjegon përse konfliktet mes njerëzve apo subjekteve të ndryshme morale në Zvicër nuk zgjidhen vetë nga individët apo përmes akteve të dhunës, por përmes mekanizmave juridikë që kanë për mision të ndajnë drejtësinë, në përputhje me parimet e shumta themelore mbi ë cilat është ndërtuar doktrina e të së drejtës.
Ky numër i revistës Albinfo.ch ju sjell pikërisht një pasqyrë të ndryshimeve mes gjeneratave në Zvicër, duke portretuar një garniturë të re profesionistësh shqiptarozviceranë të fushës së drejtësisë. Në suaza të shtetit ligjor helvetik, është duke lindur gradualist një mori avokatësh, zyrtarë të ndryshëm ligjor, konsulentë, por madje edhe prokurorë shqiptarozviceranë, pa i llogaritur studentët e shumtë në katedrat e fakulteteve të drejtësisë në Zvicër.
I gjithë ky potencial kuadrosh specialistë është më se i nevojshëm për tu vënë në shërbim të bashkëkombësve me këshillime juridike për mbrojtje ligjore të tyre, veçanërisht me ndryshimet e fundit që prekin çështje të ndieshme siç janë ato të ashpërsimit të ligjit për të huajt, ndryshimeve të lejeqëndrimit në Zvicër, por edhe marrjes së shtetësisë zvicerane që është duke u vështirësuar me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi.
Këto tema, si dhe ato që prekin çështjen e bashkimit familjar me të dhëna ekskluzive nga ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe ajo e Kosovës në Zvicër, janë shoshitur në thellësi në këtë numër, pra kanë në fokus drejtësinë dhe shqiptarët në Zvicër, sepse siç thot maksima e vjetër: “Të jesh pa drejtësi, është të mos jesh”.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Dhurohen subvencione për vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë zvicerane Stimujt e rinj financiarë për vendosjen e paneleve diellore në shtëpinë tuaj zvicerane...
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve