Zhvillim
Potencial investimesh në Kosovë e Shqipëri
Shefa të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar potencialet që ofrojnë vendet e tyre në fushën e investimeve në Londër.
Me qëllim të rritjes së investimeve në Ballkanin Perëndimor, në Londër është organizuar konferenca e 7-të e kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim .
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria që e udhëheq ai ka krijuar në krijimin e një klime të përshtatshme biznesi, jo vetëm për investitorët vendas, por edhe ata të huaj.
“Ka një hendek të pashpjegueshëm mes ekonomive të vendeve të rajonit i cili duhet të ndryshojë. Potencialet e Shqipërisë në turizëm, bujqësi dhe energjetikë janë të mëdha.“, tha Edi Rama, raporton Top-Channel .
Ai ka ftuar të gjithë investitorët të vijnë dhe të shikojnë mundësitë në Shqipëri.
„Siguroj të gjithë investitorët se Qeveria do të jetë në mbështetje të tyre dhe për këtë ne do të synojmë të përmirësojmë modelin e privatizimit“, thotë Rama.
Për Shqipërinë rritja e qëndrueshme e ekonomisë dhe punësimi mbetet ende sfidë.
„Qeveria është duke bërë një luftë të madhe kundër krimit e korrupsionit gjë e cila do të sjellë përmirësime të mëdha në ekonomi. Duam të arrijmë standardet evropiane me ndërtimet në infrastrukture. Ftoj të gjithë investitorët të vijnë dhe të shikojnë mundësitë në Shqipëri. Siguroj të gjithë investitorët se Qeveria do të jetë në mbështetje të tyre dhe për këtë ne do të synojmë të përmirësojmë modelin e privatizimit”, tha Rama.
Sic transmeton Top Channel kryeministri kosovar, nga ana tjetër ka thënë se vendi i tij, ka vazhduar progresin si një vend demokratik dhe se vitet e fundit ekonomia e Kosovës ka pësuar rritje.
“Për herë të parë në histori jemi shtatë kryeministra që po flasim në një forum për mundësitë e investimeve në rajon. Kosova ka shumë të ofrojë në miniera, energjetikë, bujqësi dhe tani pas fillimit të normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore, edhe investitorët ndihen më të sigurt në peizazhin tonë politik dhe ligjor. Misioni im i ri është të korrim dividenda maksimale ekonomike nga puna që kemi bërë në stabilizim të situatës dhe shtetndërtim të suksesshëm”, u shpreh Thaçi.
Qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët mirëkuptimi, i cili synon të rigjallërojë reformat ekonomike të vendit.
BERZH bën të ditur se nën këtë memorandum të dy palët jdo të angazhohen të përdorin një sërë instrumentesh për të përmirësuar dialogun mes biznesit dhe administratës, për të nxitur investimet e huaja dhe ato të brendshme në ekonomi.
/ Top Channel/
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila...
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe