Kosova
Kosova s’lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të vazhdojë seancën e sotme, ku në rend dite ishin pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Në mëngjes, seanca nisi me një orë vonesë dhe që në nisje pati konfrontime pozitë-opozitë për Projektligjin për automjetet, transmeton albinfo.ch.
Mërgim Lushtaku nga PDK-ja propozoi që amendamenti i dytë i tij të largohet, meqë, sipas tij, kështu janë koordinuar me grupet parlamentare.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ky ndryshim nuk është diskutuar në komisionin përkatës.
Propozimi i deputeti Lushtaku për zgjatjen e kohës së importit të veturave deri në 15 vjet nuk ka kaluar në Kuvend.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e vlerëson si hap pozitiv moskalimin e amendamentit të propozuar në Ligjin për automjetet për heqjen e kufizimit për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
“Ky hap duhet të shihet si riafirmim i përkushtimit të Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përafrimit të normave të saj me ato të Bashkimit Evropian”, thekson Oda Amerikane.
Sipas saj, periudha në vijim duhet të karakterizohet me rritje të dinamikës së punës së Kuvendit në shqyrtimin dhe aprovimin e ligjeve që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe përmirësimin e mjedisit afarist.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun