Kinema
Smith tregon se për çka në të vërtetë, flet filmi “Aladdin”
Aktori i njohur, Will Smith, që luan rolin e xhindit në rikrijimin e filmit “Aladdin”, tha se projekti i ri është letër dashurie për Lindjen e Mesme, prej kah e ka prejardhjen edhe personazhi kryesor.
50-vjeçari në takimin e parë me regjisorin Guy Ritchie, i cili e ka realizuar këtë film, kishte thënë se ai duhej të ishte si një letër dashurie për rajonin dhe shpreson që fëmijët të frymëzohen nga filmi.
“Kam kaluar shumë kohë në Lindje të Mesme dhe përvojat që i kam këtu nuk i shihni nëpër reklamat televizive në SHBA. Për mua ishte e rëndësishme që filmi shfaq para botës bukurinë e këtij rajoni ashtu siç e shoh edhe unë”, tha aktori, transmeton albinfo.ch.
Filmi i ri përcjell klasikun e vitit 1992, në të cilin Aladdini bie në dashuri me Princeshën Jasmine, por regjisori Guy Ritchie tha se është dashur ta ripërtërijë tregimin e Aladdinit.
Aladdin është rikrijimi më i ri i studios filmike Disney që ka ngjallur filmat vizatimorë, si “Librin e Xhunglës dhe “Dumbon”, ndërsa shumë shpejt do ta publikojë edhe hitin e verës, “Mbretin Luan”.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025