Sporte Luftarake
Ekipi i Krasniqit thotë se iu bë padrejtësi boksierit shqiptar
“Ne e llogaritëm çdo goditje në secilin rund dhe rezultati i drejt ishte baras, 114:114”, mendon ekipi i Krasniqit
Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi humbi të shtunën në duel me gjermanin, Stefan Hartel, për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Krasniqi ishte arsyetuar se lëndimi i kishte pamundësuar për një paraqitje më të mirë, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, ekipi i tij, ka dal me një deklaratë zyrtare, ku thekson se Krasniqi ka miratuar një barazim, në meçin e zhvilluar në qytetin Magdeburg të Gjermanisë.
“Meçi ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Stefan Hartel u quajt edhe si ‘meçi i vitit’ nga EBU dhe kjo në bën krenarë përsëri. Mirëpo, ne e bëmë një video-analizë në detaje dhe konsiderojmë se verdikti final nuk ishte i drejtë. Ne e llogaritëm çdo goditje në secilin rund dhe rezultati i drejt ishte baras, 114:114”, mendon ekipi i Krasniqit.
“Ne e dimë se Robini nuk e bëri meçin më të mirë, posaçërisht pas çarjes në sy, i cili e detyroi të boksonte për 12 runde me gjak. Mirëpo, ai definitivisht i fitoi 6 runde, të cilët ishin të mjaftueshëm për ta mbrojtur titullin. Stefan Hartelin e duam po ashtu. Dhe, përkundër paraqitjes së tij mjaft të mirë, ai nuk është për kampion evropian”, thekson ekipi i Krasniqit në një deklaratë zyrtare, pasi ka analizuar meçin.
“Stefani mund të themi se ishte më i mirë në 2-3 runde, të cilët ishin shumë të ngushtë. Duke e konsideruar se Robini ishte duke e mbrojtur titullin e kampionit dhe ishte boksieri që luajti në shtëpi, nuk do të ishte mrekulli nëse Robini do ta fitonte krejt meçin. Por, gjyqtarët u pa qartë se dëshiron t’ia jepnin titullin sfiduesit të tij”, përfundoi ekipi i Krasniqit.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër