Kosova
Veseli: Nuk ka dy Mitrovica, por vetëm një
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku bashkë me kandidatët për kryetarë të komunave të veriut nga kjo parti kanë nisur fushatën zgjedhore.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në katër komunat në veri ka filluar nga shtëpia e Ali Kadriut në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Veseli ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidatët e PDK-së, duke ftuar qytetarët pa dallim, që t’i bashkohen platformës së kësaj partie, pasi siç tha ai do të thotë jetë më dinjitoze për qytetarët dhe komunikim më i mirë mes tyre.
Lideri i PDK-së tha se ka vetëm një Mitrovicë dhe ashtu do të jetë përgjithmonë, anipse përkohësisht ka qenë në dy njësi administrative.
Ai bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve gjatë fushatës dhe jo assesi ndarje mes vete. Veseli ka potencuar se PDK-ja është në këtë garë zgjedhore me kandidatët e saj, për të dërguar një mesazh të qartë se çdo pjesë e territorit të vendit është i njëjtë ku kjo parti konkurron me përgjegjësitë e saj para të gjithë qytetarëve pa dallim, raporton RTK, përcjell Albinfo.ch.
Ai tregoi edhe pse kanë vendosur që të garojnë edhe me kandidatë të PDK-së. Sipas tij, me këtë kanë dashur të përçojnë një mesazh për qytetarët e Kosovës.
Veseli tha se do të vazhdojë një iniciativë e nisur më herët e që kishte mbetur në gjysmë.
Ndërsa, përfaqësuesi i ‘Kroit të Vitakut, Nazmi Ismajli, duke falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme, tha se PDK-ja është i vetmi subjekt që ka kontribuuar në rindërtimin e shtëpive dhe kthimin e shqiptarëve në atë pjesë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë