Integrimi

Greqi: Mbahet festivali i parë i gastronomisë shqiptare

Në kryeqytetin grek, për herë të parë është mbajtur festivali i gastronomisë shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Me ushqime tradicionale dhe veshje shqiptare, në Athinë u shënua edhe Dita e Nënës, përmes këtij festivali të organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi.

“Nën hijen e Panteonit të lashtë, mbi 300 bashkatdhetarë dhe miq vendas provuan shijet e gjellërave dhe ëmblësirave të gatuara me përkushtim nga gra të të gjitha krahinave shqiptare”, janë shprehur nga shoqata.

Përmes këtij festivali, pos ushqimeve shqiptare, të pranishmit patën mundësi të njihen për së afërmi me punëdore të grave shqiptare, e po ashtu të argëtohen me valle tradicionale.

Njëherësh, zonjat Mirjani Hasalla, Diela Ana Preka dhe Sofi Gjiknuri, u vlerësuan për kontributin e tyre në komunitet si gra e nëna, përcjell albinfo.ch.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kandidatë shqiptarë për Parlamentin grek dhe atë Europian.

Fotografite: Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi