Shëndetësi

Mosha nuk është problem për mjekun 100-vjeçar peruan, Raul Jeri

 

Dr. Raul Jeri, ashtu si shumica e profesionistëve që punojnë, ngrihet çdo mëngjes, bëhet gati dhe shkon për të punuar në një spital, ku, si psikiatër dhe neurolog, kontrollon pacientë dhe këshillon mjekë të tjerë.

Ndryshe nga shumica e profesionistëve, Dr. Jeri është 100 vjeç dhe duket se as një shekull jetë nuk mund ta ngadalësojë atë nga ndjekja e pasionit për mjekësinë.

“Unë vij në spital si vullnetar, ende mund të ndihmoj pacientët. Dhe, unë gjithashtu punoj si këshilltar për mjekët e rinj që duan mendimin tim”, tha mes tjerash mjeku i moshuar, transmeton albinfo.ch.

Dr. Jeri tregoi se ai vendosi të bëhej mjek 88 vjet më parë, kur ishte 12 vjeç.

Ai e kuptoi se sa e jashtëzakonshme ishte që një profesionist të jetë në gjendje të shpëtojë jetën e një personi shumë të sëmurë.

Dr. Jeri punon në spitalin kombëtar në Lima të Perusë.

Besohet se ky është spitali më i vjetri në kontinentin latin, i themeluar në vitin 1553.

 

https://www.youtube.com/watch?v=3d1PE1LuXm4