Tematike

Vetëvendosja, të dielën tubim me shqiptarët në Zvicër

Në vazhdën e tubimeve që ka nisur tash e disa kohë me moton “Kundër PANhajnisë”,  Lëvizja Vetëvendosje njofton se do të mbajë një tubim edhe me diasporën në Zvicër.

 

Krerët e kësaj partie do të flasin me mërgimtarët për gjendjen aktuale në Kosovë, ku edhe pritet të sqarojnë arsyet pse ata po kërkojnë zgjedhje të reja në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

 

“Tubimi do të mbahet këtë të diel, më 12 maj, në Restaurant le Sofra, prej orës 15:00”, njofton Dega e LVV-së në Zvicër.