Integrimi
Loredana: Paratë janë marrë me vullnetin e palës tjetër
Loredana Zefi ka dalë në konferencë për medie, pas akuzave për mashtrim në Zvicër, ku dyshohet se së bashku me vëllain e saj ia morën një shtetase të Zvicrës rreth 700 mijë franga.
Loredana tha se paratë nuk janë marrë me dhunë e as kërcënime, sipas saj, paratë janë marrë me vullnet të palës tjetër.
“Unë jam këtu për shkak se jam duke xhiruar spot, nuk kam shqetësime ose arsye pse me shty këtë spot, jemi mundu sepse nuk kemi shqetësime e arsye me shty këtë spot jemi mundu dhe kemi ardh këtu, në bazë të medieve çfarë kam lexu unë them se disa janë ndryshe, por unë nuk kam ardh me sqaru këtë, për mua është me rëndësi me ditë shteti shqiptar dhe i Zvicrës prej asnjë personi nuk janë marrë paratë me dhunë, mashtrime e kërcenim këto para, shumën nuk e di, janë marrë me vullnet”, tha ajo para medieve.
Ajo ka thënë se rasti ka nisur më 2016-tën dhe se ajo nuk ka qenë e involvuar.
“E dyta: Kjo ka filluar në 2016-tën ku unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë asgjë për këtë rast. Më kanë tregu që në 2018 tën është mundësia me e mbyll këtë rast, unë nuk e di pse nuk është mbyll ky rast. Unë në 2018-tën kam qenë në gjendje me i ndihmu. Nuk më intereson media, as muzika as asgjë kur është në pyetje familja jem”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja ka thënë se do të jetë e besueshme ndaj familjes së saj.
“Unë jam e kënaqur dhe gjithmonë do të jem lojale ndaj familjes time. Unë si person nuk e di se si veproni me familjen tuaj, mirëpo unë jam rrit në një familje të vogël. Baba jem na ka mësu se kurgjo nuk është më e shtrenjtë se familja. Besoni dhe mendoni se nuk janë këto gjëra të vërteta, mirëpo rasti do të sqarohet dhe ma merr mendja se pak si shumë fjalë do të ndryshojnë”, ka shtuar ajo.
E përditshmja zvicerane “20 minutes” kishte treguar historinë se si çifti 50-vjeçar ka hedhur akuza ndaj rap-artistes dhe vëllait të saj, Beratit, për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.
Loredana në këtë konferencë ka ardhur e shoqëruara nga bashkëshorti i saj, Mozzik, ndërsa i pranishëm është edhe avokati Tomë Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025