Integrimi

Hapet shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Emmendingen

Ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Emmendingen të Gjermanisë. 

Të gjithë prindërit shqiptarë atje tani mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre.  

Librat shkollorë në gjuhën shqipe janë siguruar nga Konsullata Kosovës atje dhe janë të financuara nga Ministria e Diasporës, shkruan albinfo.ch. 

Mësimi do të mbahet çdo të mërkurë, duke filluar nga ora 16:00.