Gruaja
Shkrimtarja shqiptare në Holandë: Të mos e harrojmë gjuhën shqipe!
Gazetarja, shkrimtarja dhe mësuesja shqiptare Teuta Metra, talentin e saj për shkrim kryesisht e përdor për të shkruar mbi historitë e grave.
Ajo ka 15 vjet që merret me gazetari dhe mbi një dekadë që jeton në Holandë, por dashuria për vendin e saj dhe gjuhën shqipe nuk i është zbehur, përkudrazi, ajo bën thirrje që të që mos harrohet gjuha shqipe, përcjell albinfo.ch.
“Të mos e harrojmë gjuhën shqipe! Flisni me fëmijët tuaj shqip. Një fëmijë që flet një gjuhë të veçantë si shqipja, ka gjithmonë diçka më shumë se të tjerët!”
Në një intervistë për “The Albanian”, Metra ka treguar më shumë rreth jetës dhe punës së saj në Holandë.
Në vitin 2012, në ajo botoi librin e parë në Tiranë. Por rrugëtimi i saj me shkrimin nisi shumë më herët.
“Pikënisje të udhëtimit tim do të quaja, botimin në vitin 1997 në një gazetë periodike shkrimin tim të parë. Shkrim që i ishte kushtuar vdekjes së Lady Di, isha vetëm 17 vjeçe në atë kohë. Më pas do të ndalesha në punën time si gazetare, për disa vjet, për të ardhur në botimin e romanit të parë “Për Dashurinë” në tetor të vitit 2012. Sërish në një tjetër tetor, në 2016-ën, vjen botimi i romanit të dytë “The Sin”. Dhe së fundi, ndërrova tetorët, dhe botova në shkurt të 2019-ës romanin tim të tretë “Nowhere Girls”, ka thënë ajo.
Metra thotë se gjatë gjithë jetës është përballur me sfida, por kryesorja për të ka qenë të shkruante për historitë e grave. Përmes librave të saj, ajo mëton ta gre zërin për gratë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Personazhet e mia, janë gratë që nuk kanë mundësi të shkojnë nëpër takimet që organizata të ndryshme, organizojnë nëpër hotelet luksoze në kryeqytet apo ato buzë detit. Gratë në librat e mi, janë ato që abuzohen, ato që punojnë dy punë nga mëngjesi deri në darkë dhe sërish nuk arrijnë dot të paguajnë qiranë në fund të muajit. Është bukur të shohësh nëpër rrjetet sociale gratë që marrin lule çdo 8 Mars, por është po kaq e trishtë që të shohësh statistikat e grave të abuzuara, apo të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kjo është sfida ime e madhe: t’ju jap këtyre grave një zë”, ka treguar Metra.
E pyetur se çfarë do të thotë për të të jesh emigrant, ajo thotë se për shqiptarët është e vështirë. Sipas saj, një emigrant të fillojë jetën edhe përtej zeros.
“Ne kur lindim, jemi të plotë, ndërsa emigrant, vijmë të gjysmuar. U referohem këtu atyre që kanë kaluar kufijtë, duke u qëlluar nga ushtarët e ish PPSH-së, apo për të përmendur më vonë: ambasadat, anijet, skafet, malet në këmbë dhe deri tek ata që edhe sot vazhdojnë të fshihen nëpër kamionë. Unë kam pasur fatin e madh, të jem një emigrante që jam futur nga dera, pasi e kam gjetur pothuajse gjithçka gati. Gjithsesi ambientimi me mjedisin e ri e të huaj nuk ishte e lehtë. Por, nëse do t’i referohem vetëm termit emigrant, do ta shpjegoja pak a shumë me fjalën “pa rrënjë”. Nganjëherë kam përshtypjen se nuk jam as këtu, por fatkeqësisht nuk jam më as në Shqipëri. E kjo është një ndjenjë e trishtë, sidomos kur kthehesh në vendin tënd, e gjërat nuk janë më ashtu siç ishin kur ti ike. Tavolina ku ti pije kafen dikur nuk është më, e shoqëria po ashtu”, thotë ajo.
Sipas saj, shqiptarët duhet të jenë më mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Metra thotë se para se të kërkojnë që t’i dojë bota, shqiptarët duhet ta duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Sa i përket Shqipërisë, ajo thotë se ka plot gjëra që do të donte t’i ndryshonte, por këtu veçon arsimin.
“Ajo që më dhemb në shpirt është arsimi. Jo më kot diplomat shqiptare (në përgjithësi) janë të papërfillshme jashtë vendit. Të rinjtë që fati u ka rënë të kenë prindër të pasur, u janë drejtuar universiteteve të botës, por çfarë bëhet me ata të rinj, që nuk i kanë këto mundësi ekonomike? Mendoj se të rinj me diploma false, apo të keqshkolluar shpërbëjnë vetëm për të mbajtur në terr një komb, dhe kjo është e pafalshme. Dhe jo me kot më kujtohet në këto çaste Migjeni: “O, si nuk kam një grusht të fortë t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët”, ka thënë ajo.
E në fund, mesazhi i saj kryesor është që sa më shumë të flitet gjuha shqipe, sidomos me fëmijët.
(Marrë me shkurtime nga intevista e Teuta Metra-s për The Albanian)
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje