Kinema

Clooney largohet nga filmat

Aktori i njohur George Clooney për herë të parë pas 20 vjetësh do të jetë pjesë e një serie të shkurtër televizive.

Ylli i filmave “Oceans’ Twelve” e “Gravity” do të ketë një rol në adaptimin e romanit “Catch-22” të Joseph Heller, që do të shndërrohet në një seri televizive me gjashtë episode.

Aktori tha se i kishte pëlqyer historia, por sipas tij, nuk mund të shkrihej vetëm në një film dy orësh.

“Është interesante të tregohet kjo histori, por nuk mund të rrëfehet për dy orë. Nuk ka të bëjë me metrazhin, megjithatë televizioni dhe platformat tjera janë bërë më interesante gjatë viteve të fundit”, tha Clooney.

Në rolin kryesor është Christopher Abbot, ndërsa Clooney vendosi të luajë një rol më dytësor.

“Catch-22” do të fillojë së transmetuari në kanalin “Hulu” nga 17 maji.

https://www.youtube.com/watch?v=2bVQAhKEptE