Bota
Hungaria dështon në dëbimin e tri familjeve emigrante
Hungaria ka tentuar, mirëpo ka dështuar që t’i dëbojë tri familje afgane, hap i cili është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Kjo masë kishte për qëllim që t’i luftojë ata që partia Fidesz në pushtet i konsideron si “migrantë ilegalë”.
Megjithatë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka intervenuar në rastin e një familjeje.
Nëna e familjes së dytë është sëmurë dhe është dërguar në spital, derisa familja e tretë ka vendosur të shkojë afër Serbisë dhe të mos dërgohet në Afganistan.
Qasja e ashpër e partisë Fidesz kundër migrantëve vjen në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian më vonë gjatë këtij muaji, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Teksa një nga familjet është dëbuar në Serbi të martën, nëna e familjes është dëgjuar duke bërtitur: Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Një ditë dhe ju do të jeni refugjatë dhe do ta kujtoni këtë ditë”.
Disa shtete evropiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Suedinë, kanë dëbuar afganë që kanë dështuar të fitojnë azilin, pavarësisht protestave të grupeve të të drejtave të njeriut për veprime të tilla.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën