Kosova
Qëndrimi i Zvicrës për shkëmbimin e territoreve
“Ndryshmi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë, arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan”, deklaroi Jean Hubert Lebet
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se korrigjimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar.
Ai madje ka thënë se prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë.
“Samiti i Berlinit konfirmoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse, për normalizim dhe integrim në BE. Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshmi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë, arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe.
E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim dhe zgjidhjet e shpejta janë jo stabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Tre, procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.
Zbatimi i marrëveshjes me rëndësi. Ambiguiteti konstruktiv i rrezikshëm, dhe këtë e dimë nga procesi i Brukselit. Shumë çështje për të cilat është dakorduar nuk janë zbatuar ende”, është shprehur ambasadori zviceran në Kosovë.
Këto komente ai i bëri në tryezën e KDI-s për dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë tryezë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Jemi për zgjidhje, por nuk mundem unë të shkoj prej Mehës, Krushës në Berlin edhe të thonë hiqe taksën. Unë kam pranuar të ulem me të zgjedhurit e Millosheviqit, që tani udhëheqin Serbinë, Vuciqi e Daçiqi. Nuk bënë të vazhdohet me rëndim të gjetjes. Pas letrës së Trumpit nuk kemi ndërmarrë masa të reja edhe pse i kemi pasur të gatshme. Koha na ka kushtuar dy palëve. Nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit, e ka mbyll GJND-ja. Kushdo që thotë se përmes korrigjimit të kufijve arrihet paqja, e dinë se kjo çon në tragjedi e luftëra, edhe këtë po e bëjnë me vetëdije. Edhe ndërkombëtarët e dinë se kjo sjell tragjedi, nuk duam një luftë tjetër pas 20 vitesh”, është shprehur Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor