Lajme
Qeveria: Nafta nuk është kancerogjene!
Ministria e Tregtisë siguron të gjithë qytetarët se nafta që përdoret për ngrohje në shkolla nuk është kancerogjene. Komuna po i pret analizuat e Institutit Kombëtar..
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hedh poshtë dyshimet e Komunës së Prishtinës se nafta që përdoret për nxehjen e shkollave të kryeqytetit është kancerogjene. Zyrtarët e kësaj ministri deklaruan në një konferencë për media, se nafta që përdoret për nxehje, është sipas standardeve të përcaktuara me ligjet e Kosovës.
Këtë e ka bërë me dije ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministri të Tregtisë e Industrisë, Bernard Nikaj.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë siguron të gjithë qytetarët e në veçanti prindërit dhe nxënësve se nuk ka vend për shqetësim. Derivatet e naftës që përdorën për ngrohje në shkolla janë brenda standardeve të lejuara tek ne dhe në Bashkimin Evropian dhe nuk është kancerogjene”, tha Nikaj.
Ai ka bërë thirrje që procesi mësimor mund të fillojë, pa brengën se mund të shkaktohen telashe shëndetësore për nxënësit e kryeqytetit. Sipas tij, përmbajtja e lartë e sulfurit në derivate mund të shkaktojë telashe nëse ajo përdoret në makina por jo nëse ajo përdoret për industri apo ngrohje.
Ai ka marr shembull termoelektranat, ngrohtoret e qytetit dhe atë të QKUK-së që përdorin naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit por që nuk shkaktojnë asnjë telashe.
“Përmbajtja e sasisë së sulfurit në këto karburante të testuara është brenda kufirit të lejuar për vajrat për ngrohje. Në Kosovë lejohet përdorimi i derivateve të lehta dhe të rënda për ngrohje që kanë përmbajtje të sulfurit deri në 10,000 ppm”, deklaroi ai.
Vendimin e komunës së Prishtinës për të ndërprerë procesin mësimor, Nikaj e ka quajtur hap të ngutshëm.
“Vendimi për mbylljen e shkollave ka qenë i ngutshëm dhe i pabazuar në fakte se karburantet që janë përdorur për ngrohje janë kancerogjene. Shpresoj që shkollat që nesër do të rifillojnë mësimin, sepse sa i përket rrezikut nga kancerogjeniteti i kësaj nafte, kjo nuk ekziston” tha ai.”, theksoi Nikaj.
Ai kërkoi që të ndahet debati publik mes brengës së prindërve dhe qytetarëve lidhur me cilësinë e derivateve, dhe rrezikun që mund të shkaktoj në përqendrimin e gazrave në ambientet shkollore, dhe asaj që ka të bëjë me procedurat e brendshme të prokurimit dhe menagjimit brenda komunave.
“Ky është një krahasim i gabuar dhe ky është një krahasim i cili jep hapësirë për panik. Është e vërtete që derivatit i naftës i gjetur nëpër shkollat e Prishtinës nuk është i përshtatshëm për t’u përdorur në makinat tona. Mirëpo ky derivat është i përshtatshëm për ngrohje”, deklaroi ai.
Ndryshe, të premten, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mori vendim për mbylljen e disa shkollave të kryeqytetit, pasi analizat laboratorike të naftës që përdoret për nxehjen e shkollave, treguan se nafta ka sasi të mëdha të sulfurit, që tejkalon normat për 700 për qind.
“Pas raportimeve mediale për nivelin e squfurit në naftën që përdoret në shkollat e Prishtinës, komuna e Prishtinës ka urdhëruar analizat në tre shkolla të ndryshme. Sot kemi marrë rezultatet dhe niveli i squfurit në disa shkolla ishte 70 herë më i lartë se niveli normal”, ka thënë Ahmeti.
Megjithë deklaratën e MTI-së, Komuna e Prishtinës është duke pritur vendimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të vendos nëse lejohet mbajtja e mësimit apo jo. Sipas komunës ë Prishtinës, Instituti të hënën në ora 4n jep mendimin e vet , nëse nafta ka elemente kancerogjene apo jo.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor