Kinema

“Jeta pas Enverit: Kinematografia shqiptare e viteve 1990”

 

Fondacioni Lumbardhi dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit të Shqipërisë kanë nisur prezantimin e programit të filmit “Jeta pas Enverit: Kinematografia shqiptare e viteve 1990”, të cilët do të shfaqen çdo të mërkurë dhe të shtunë me fillim nga ora 21:00 në kinemanë te Lumbardhi.

Programi u organizua në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, transmeton albinfo.ch.

Njëzet e pesë vjet pas rënies së sistemit njëpartiak të vendit, ende shumë pak dihet për kinemanë shqiptare.

Gjatë katër dekadave e gjysmë të sundimit komunist, krijuesit e filmave në kompleksin e Kinostudios prodhuan 232 filma të gjatë, mijëra dokumentarë, lajme dhe qindra filma të animuar.

 

Me fundin e regjimit komunist në vitin 1991, regjisorët shqiptarë u ballafaquan me një diskurs të ri politik, ku mund të reflektonin haptazi mbi historinë e vendit.

 

Shumë prej këtyre regjisorëve e shfrytëzuan këtë mundësi për t’u marrë me trashëgiminë e diktaturës së Hoxhës. Të tjerët sollën tregime dramatike të korrupsionit dhe ngritjen e papritur të veprimtarisë kriminale të shkaktuar nga kalimi i papritur në kapitalizmin e tregut.

 

Filmat si “Dasma e Sakos” (1998) e Vladimir Priftit u përfunduan në rrethana jashtëzakonisht të vështira.

Përbërë nga filma të shkurtër dhe të gjatë, animacion dhe dokumentar, ky program i filmave ofron një paraqitje të shkurtër të një kombi që lufton me të kaluarën e vet tronditëse dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm në të tashmen.