Kinema
“Bufi” i “kërkon” Rusisë njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Aktori nga Kosova zgjedh një mënyrë diplomatike dhe satirike për t’i kërkuar Rusisë njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Një ndër aktorët më të mirë në Kosovë, padyshim është Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën “Bufi”.
Ai përveç që është shumë i njohur në trojet shqiptare dhe më gjerë, ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare. Së fundi, ka fituar një të tillë në Gjermani.
“Para disa ditësh kemi qenë në Wiesbaden, Gjermani, ku kemi fituar edhe një çmim të rëndësishëm në një festival të madh. Bëhet fjalë për festivalin i cili quhet “goEast” dhe është ndër më të rëndësishmit në Gjermani, por edhe në Evropë. Ka shumë sponsorë dhe mbështetje. Ndër sponsorët kryesor ishte edhe Wodka”, është shprehur Spahiu për albinfo.ch.
Fatmiri, si një aktor i jashtëzakonshëm ka folur me satirë, duke i kërkuar Rusisë edhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Por, këtë e bëri në një mënyrë të veçantë. “Gjatë pranimit të çmimit kemi folur unë dhe regjisori. Pas fjalës së regjisorit, kam folur unë dhe pas falënderimit që i bëra jurisë së festivalit, kisha edhe një kërkesë politike”, thotë Spahiu për albinfo.ch, duke qeshur.
“I kërkova përfaqësuesit të Wodka-së që ka qenë prezent në sallë që të ndikoj tek (Vladimir) Putini që Rusia ta njeh Kosovën. Në sallë kane qenë edhe përfaqësuesit e konsullatës në Frankfurt dhe në premiere kanë qenë edhe nga ambasada në Berlin”, ka shtuar tutje “Bufi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025