Integrimi

Çifti Ukella-Lindner ka 7 fëmijë, i teti, “në rrugë”

Së shpejti banesa e tyre do të bëhet edhe më ngushtë! Sepse ata janë duke pritur fëmijën e tetë, ia jep Esat Ukella sihariqin kryebashkiakut Fischer

Kur Christiane ishte bërë nënë për herë të parë, ishte 22 vjeçe. “Mendoja atëbotë që të ndalesha me një fëmijë”, thotë gjermania e martuar me shqiptarin nga Kosova, Esat Ukella. Sot ajo ka 34 vjet dhe shtatë fëmijë. Dhe thotë se është e lumtur që ka kaq shumë fëmijë. I do shumë ata.

“Sugari” i familjes, Ledioni ka vetëm shtatë muaj dhe është pikërisht ai shkaku që kryebashkiaku Dr.Hans-Dieter Fischer dje i ka bërë një vizite familjes. Me atë rast ai ka sjellë te familja Ukella një fotografi të presidentit të vendit, Joachim Gauck dhe një “certifikatë kumbarie” të tij për familjen me shumë fëmijë.

Fischer e ka mbajtur në krah Ledionin e vogël duke e admiruar atë dhe familjen e tij. Si linguist që është ai ka pyetur edhe për kuptimin e emrit Ledion. “Kam shikuar por nuk kam gjetur dot përkthim thotë Christiane Lindner. Por ajo e siguron atë se bëhet fjalë për një emër shqiptar nga Kosova, atdheu i babait të fëmijës.

Fischer vë re se fëmijët e këtij çifti janë të edukuar mirë dhe të veshur në mënyrë të rregullt. Bananet që i ka sjellë ai me shportën e madhe të frutave, fëmijët ndërkaq i kanë “fshirë”. “Ata i kanë shumë qejf pemët e perimet”, thotë nëna.

Jeta me shtatë fëmijë, natyrisht që nuk është gjithmonë e lehtë, thotë ajo por nuk ka dëshirë të ankohet. “Unë kujdesem që ata të jenë të veshur pastër dhe të kenë gjithmonë për të ngrënë e për ë pirë. Ka njerëz që janë më të varfër se ne”, shton Christiane.

Ndërkohë që babai punon dhjetë orë në ditë si punëtor ndërtimi, nënës i vjen në ndihmë edhe milja e saj Gisela. “Por edhe fëmijët më te rritur kujdesen për më të vegjlit”. Kevini 12 vjeçar, më i madhi nga fëmijët, luan basketboll dhe ndjek mësimet në shkollën fillore në Helfe.

Nëna me Ledionin e vogël fle në dhomën e ditës, Kevini, si më i madhi ka dhomën e vet ndërsa pesë fëmijët tjerë shfrytëzojnë së banjë dhomë së bashku. Dhe, së shpejti do të behet edhe më ngushtë! Sepse Christiane është duke pritur fëmijën e saj të tetë, ia jep Esat Ukella sihariqin kryebashkiakut, shkrua derwesten.de.   

Por Esati dhe Christiane edhe pse prindër të tetë fëmijëve ende nuk janë të kurorëzuar. Ata bashkëjetojnë. Pyetjes së z. Fischer nëse tash, me fëmijën e tetë ata përfundimisht do të kurorëzohen, ajo i përgjigjet me shaka: “E dini z. kryebashkiak, mua, për të qenë e lumtur  nuk më duhet certifikata e kurorëzimit”.