Lajme
Arsimimi i komunitetit RAE, prioritet për Kosovën
Ministrja Vlora Çitaku tha se është duke punuar me intensitet të shtuar që integrimi dhe qasja në arsim e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të jetë sa më efektive
Institucionet e Kosovës kanë marrë përgjegjësi për krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin e fëmijëve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjipas (RAE). Kështu deklaroi ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit nga Fondi për arsimimin e Romeve ( REF) me seli në Budapest, Hungari.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë dhe format e avancimit të integrimit sa më të suksesshëm të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor në Kosovë.
Ministrja Çitaku tha se është duke punuar me intensitet të shtuar në mënyre që integrimi dhe qasja në arsim e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të jetë sa më efektive dhe të sjellë rezultate për gjithë komunitetin po ashtu edhe për gjithë shoqërinë.
“Arsimimi në Kosovë është e drejtë e garantuar me ligj, dhe obligim për çdo prind që t’i mundësojë çdo fëmije qasje në arsim. Po ashtu, arsimi i fëmijëve konsiderohet edhe si çelës për një të ardhme të ndritshme me integrimin dhe përfshirje sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë në shoqërinë Kosovare”, tha Çitaku.
Në kuadër të këtij angazhimi, sipas saj, janë organizuar shumë takime, diskutime të hapura me përfaqësues të OJQ-ve të cilët janë aktiv në mbështetjen e integrimit të këtyre komuniteteve.
“Institucionet përgjegjëse arsimore kanë dëshmuar një përkushtim të madh në arritjen e synimeve të përcaktuara për Integrimin e këtyre tri komuniteteve”, deklaroi më tej ministra kosovare.
Përfaqësuesit e fondit për Arsimimin e Romëve, Szilvia Pallghy adhe Marius Taba, ndërkaq kërkuan mbështetje nga Ministria e Integrimeve dhe për këtë ministrja Çitaku u zotua për përkushtimin jo vetëm të Ministrisë që ajo drejton por përkrahje premtoi nga edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ministrja Çitaku njëherit është edhe kryesuese e Komitetit Drejtues Nderinstitucional për integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?