Shqipëria

Elbasan, kërkohet rikthimi i muzeut të mbyllur më 1993

Muzeu Arkeologjik i Elbasanit u mbyll rreth vitit 1993, ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve.

Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herëpashershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e këtij muzeu, i cili do të ishte një vlerë e shtuar dhe një atraksion turistik për zonën.

Muzeu Arkeologjik i Elbasanit ishte i vendosur pranë Muzeut Historik në vitet ’90, por ishte pavioni më interesant dhe më i vizituar, pasi objektet flisnin, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.

Tashmë historia e arkeologjisë së kësaj treve tregohet parimisht, duke humbur efektin vizual dhe si rrjedhim rëndësinë dhe bukurinë e saj.