Integrimi

Së shpejti nis mësimi i gjuhës shqipe edhe në Hamburg

Gjuha shqipe do të filloj të mësohet edhe në Gjermani.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

“Nga takimi me bashkatdhetarët në Hamburg: së shpejti edhe në këtë qytet fillon mësimi plotësues në gjuhën shqipe! Falemnderit shoqatave shqiptare dhe sidomos aktivistëve Muhamet Idrizit dhe Nadire Rexhepit!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

E njëjta ambasadaë gjatë ditës së sotme njoftoi për takimin informues.

“Në vazhdën e angazhimit për të mbuluar tërë territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, sonte në Hamburg në organizimin e disa shoqatave shqiptare si dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin do të mbahet mbledhje informative me prindërit shqiptarë të interesuar për shkollimin plotësues në gjuhën shqipe në Hamburg.
Edhe qyteti në të cilin jetojnë mijëra fëmijë shqiptarë do të nisë me arsimin plotësues në gjuhën shqipe! “, thuhej në njoftimin paralajmërues.