Integrimi

Qendra e të Rinjve Shqiptarë në Greenwich kërkon veshje tradicionale

Qendra e të Rinjve Shqiptarë në Greenwich  ka nisur një iniciativë për mbledhjen e veshjeve tradicionale shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Ata kanë bërë thirrje për personat që kanë veshje tradicionale dhe nuk i përdorin, t’ia dhurojnë kësaj qendre shqiptare, që tashmë po përgatitet për Festivalin e Verës.

 Nga AYC kanë njoftuar se të interesuarit mund të dhurojnë veshje tradicionale të çfarëdo madhësie, për djem e vajza, ndërkaq ata do të jenë në dispozicion për t’i mbledhur deri më 11 maj.

Ata që duan kontribuojnë në këtë inciativë, veshjet mund t’i dorëzojnë në zyrat e qendrës (4 Horseneck Lane / Greenwich) ose t’i kontaktojnë përmes postës elektronike: [email protected], përcjell albinfo.ch.