Opinione
Mundësitë turistike që krijohen nga Imazhi i keq
Në përgjithësi njerëzit ose nuk kanë pritje ose kanë pritje shumë të ulëta kur vizitojnë Kosovën. Përparësia e kësaj është se ofrimi i shërbimit që tejkalon pritjet nuk është shumë i vështirë.
Ballkani ka një imazh te keq. Në të shumtën imazhi i këtij rajoni lidhet me luftë, prapambeturi, pasiguri dhe krim. Ky imazh është aq i keq sa që Sllovenia një vend i rajonit mundohet të paraqitet si vend i Evropës Lindore.
Në vitet e nëntëdhjeta kur ngritja e nacionalizmit rëzoi regjimet komuniste në Evropën Lindore, në Ballkan kjo ngritje e shkatërroi Jugosllavinë në mënyrën më të keqe te mundshme me gati 300 mijë viktima dhe miliona refugjatë. Memorja e këtyre luftrave, edhepse e fundit ka mbaruar para 20 vjetëve, është ende në mendjet e njerëzve.
Në këtë rrafsh Kroacia ka arritur që të ndërrojë perceptimin pasi tashmë është pjesë e BE-së. Kroacia ka punuar shumë për të ikur nga ky imazh. Për shembull ka qenë politikë shtetërore që bombardimi i Dubrovnikut nga forcat Jugosllave të dominuara nga Serbia të mos jenë narativë dominuese e qytetit. Ndoshta një narativë e tillë politikisht do ta ndihmonte politikën ditore mirëpo do ta lidhte Kroacinë me luftën. Mendoj se në këtë pikë Kroacia kishte marrë një vendim të mirë.
Për Kosovën dhe Shqipërinë situata është ndryshe. Kosova ende shikohet si vend i pasluftës përderisa Shqipëria si një vend i krimit dhe rritjes së kanabisit. Ajo që dua të them unë në këtë përmbledhje të shkurtër është si ndihmohet turizmi me këtë imazh negativ.
Janë tri gjëra që unë i kam veçuar, pritjet e vizitorëve, kureshtja dhe ndikiomi i këtyre dyjave në media.
Pritjet – Në përgjithësi njerëzit ose nuk kanë pritje ose kanë pritje shumë të ulëta kur vizitojnë Kosovën. Përparësia e kësaj është se ofrimi i shërbimit që tejkalon pritjet nuk është shumë i vështirë. Një drekë e papërkryer në Zvicër do të vërehej nga një klient. Në Kosovë përderisa ofrohen shërbimet themelore me një buzëqeshje klientët janë të kënaqur. Kosova si vend ofron normalitet ka hotele, ka njerëz që flasin anglisht, ka njerëz të përkushtuar ne punën e tyre që e bejnë me shumë dashuri, dhe këto veçori të një vendi normal godasin paragjykimet e atyre vizitorëve që vinë me to.
Kureshtja – Bota ka mjaft njerëz kurioz që të bëhen mjaft turistë për Kosovën. Imazhi, fjalët, historia, ideja se po shkohet dikund ku shkojnë pak njerëz tërhjekin vizitorë për vendin tonë. Imazhi i keq është më mirë se mos ekzistenca e imazhit, së paku sa i përket kësaj teme. Shumë njerëz që vizitojnë Balkanin do të kthejnë rugën për të bërë një vizitë të shkurtër në Kosovë vetëm pse ajo është aty dhe ata kanë lexuar lajme për te dhe për luftën atje.
Mediet jane gjëja e tretë që dua ta përmend. Dy pikat më të lartëapritjet e ulëta dhe kureshtja vlejnë edhe për mediet. Edhe gazetarët si tërë bota e ndonjëherë edhe më shumë se mesatarja e njerëzve janë kureshtarë dhe kanë pritjet e veta për vendet që vizitojnë. Gazetarët e udhëtimeve lexojnë lajme politike krijojnë një imazh dhe vizitojnë vendin. Befasia e “normalitetit të Kosovës” dhe imazhi negativ e tërheqin paraqitjen e vendit në mediet ndërkombëtare edhe nga aspekti i turizmit. Në këtë rrafsh dua të përmend dy raste: Para një viti Financial Times i udhëhequr nga kompania jonë ka bërë një shkrim prej një faqeje të plotë. Kjo menjëherë u reflektua në më shumë vizita për ne dhe ngritje të reputacionit të rajonit. Autorin e kishte tërhequr emri Bjeshkët e Nemuna të cilat pas vizitës ai më me dëshirë do t’i quante Bjeshkë të Bekuara.
Rasti i dytë është prodhimi i dokumentarit të udhëtimeve nga fituesja e dyfishtë e shpërblimeve EMI Ashley Corbin e cila në këtë cikël të dokumentarëve ka zgjedhur vetëm dy shtete nga kontinenti i Evropës, Francën dhe Kosovën. Në të dy rastet duhet falënderuar Qeverinë Zvicerine që përkrahë projektin PPSE që është shndërruar në motor të zhvillimit të turizmit në Kosovë.
Shqipëria nga ana tjetër ka shfrytëzuar imazhin negativ të krijuar nga filmi Taken duke e ftuar atorin kryesor Liam Nison të vizitojë Shqipërinë që të mësoj për bukuritë dhe njerëzit e mirë atje.
Për ta përmbledhur dua të them se imazhi, ta quajmë problematik, në turizmin e sotëm mund të jetë resurs aq sa është edhe pengesë në zhvillim. Mirëpo duke pasur parasyshë se reputacioni është një gjë që ndryshon ngadalë dhe vështirë gjithmonë duhet pasur kujdes në krijimin e politikave në këtë drejtim.
(Ky tekst është pjesë e prezantimt të autorit në Forumin Botërorë të Turizmit që mbahet në Luzern. Autori ka bërë këtë prezentim në ngjarjen paralele të forumit Paqja dhe Turizmi.)
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave