Integrimi
Rebelohen 12 të burgosur shqiptarë në burgun e Gjenevës
Pas zënkës që ka ndodhur të dielën në mes të shqiptarëve dhe afrikanëve, ditën e martë 12 të burgosur shqiptarë në këtë burg kanë bërë përpjekje për rebelim
Skenat sikur në filmat amerikanë, me dyluftime klanesh të gangsterëve me prejardhje të ndryshme po bëhen gjithnjë më të shpeshta në burgjet zvicerane. Së fundi të dielën që shkoi rreth orës 18 të mbrëmjes në burgun Champ-Dollon të Gjenevës një dhjetëshe të burgosurish shpërthyen në një konflikt të ashpër. Bëhej fjalë për një konflikt të një klani afrikanësh kundër klanit të shqiptarëve. “Lufta e bandave” ka vazhduar edhe ditët në vijim, në oborrin e burgut, gjatë kohës për shëtitje, shkruan gazeta “Tribune de Geneve”.
Si përgjigje, drejtoria e burgut ka ndëshkuar 11 pjesëmarrës të rrahjes masive duke ua ashpërsuar atyre kushtet e vuajtjes së dënimit. Por të martën 12 të burgosur shqiptarë në këtë burg kanë bërë përpjekje për rebelim. Ata kanë refuzuar të kthehen në qelitë e tyre duke protestuar kështu kundër ndëshkimit të bashkatdhetarëve të tyre. Për pasojë, është dashur të ndërhynin gardianët për të vendosur rregullin në burg.
Sipas drejtorit të burgut qetësia është rivendosur.
Por, jo vetëm në Champ Dollon, shpesh në burgjet zvicerane ka luftë për primat në mes të dy grupeve të armiqësuara. Për këtë arsye në burgun e përmendur , të burgosurit janë ndarë qëllimisht në grupe ku nuk lihen bashkë pjesëtarët e një etnie që të mos bëhen mbizotëruese në numër.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës