Të tjera

Edhe në Vjenë promovohet “Libri i Luftës”

Gazetari e shkrimtari Nuhi Bytyqi ka promovuar edhe në Ambasadën e Kosovës në Vjenë  librin me titull  “Libri i Luftës”.

 

“Falë mbështetjes së ish-udhëheqjes ushtarake dhe politike të UÇK-së dhe të popullit, unë bashkë me kameramanin Abaz Zeka dhe kolegët e tjerë kemi arritur që me sukses ta kryejmë misionin tonë profesional dhe atdhetar”, ka thënë Bytyçi.

 

Siç njofton autori në Austri bashkatdhetarët kanë shprehur gatishmërinë për mbështetjen e përkthimit të kësaj vepre të rëndësishme, transmeton albinfo.ch.

 

Libri ditë më parë u promovua në ambasadën e Kosovës në Berlin.