Shëndetësi
Mbi 1 mijë të vdekur nga Ebola në Republikën e Kongos
Numri i të vdekurve nga epidemia Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar 1,000, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.
Zëvendësdrejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, tha se mosbesimi dhe dhuna po dëmtonin përpjekjet për të luftuar sëmundjen, ndërsa përhapet në lindje të vendit.
Ka pasur 119 sulme të dokumentuara në qendrat dhe stafin mjekësor që nga janari, tha Dr Ryan.
Personeli i OBSH-së parashikoi “vazhdimin e transmetimit intensiv”, shtoi ai, në një konferencë për gazetarët në Gjenevë.
Punonjësit e shëndetësisë kanë shumë vaksina – më shumë se 100,000 njerëz tashmë i janë dhënë trajtimi. Por vazhdimi i dhunës në lindje të vendit, ku janë të pranishme milicitë, si dhe mosbesimi ndaj mjekëve, po pengonte programin e tyre, tha Dr Ryan, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
“Ne ende ballafaqohemi me çështje kryesore të pranimit dhe besimit të komunitetit”, tha ai.
Republika Demokratike e Kongos, po vuan gjithashtu nga një shpërthim fruthi që ka vrarë më shumë se 1,000 vetë, në 50,000 raste të raportuara.
Personeli i OBSH ka konfirmuar fruthin në 14 nga 26 provincat e vendit, në zonat rurale dhe urbane.
Shumica e epidemive të Ebolas po kalojnë shpejt dhe prekin një numër të vogël njerëzish.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës