Kosova
Deputetët kosovarë vlerësojnë kontributin e arbëreshëve të Italisë
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne me rastin e “Ditëve të Arbëreshëve në Kosovë”, ku edhe kanë pritur një grup nga ky komunitet që po viziton Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Ky aktivitet kulturor është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e Kryeministrit. Deputetët vlerësuan lart kontributi e arbëreshëve për ruajtjen e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se ndjehet i lumtur për ardhjen e arbëreshëve në Kosovë, duke thënë se këta janë shembujt më të mirë që askush nuk mund t’i pushtojë shqiptarët për t’i humbur gjurmët e tyre.
Përfaqësuesi i arbëreshëve, Rosario Petta, deklaroi se arbëreshët nuk janë popull që dorëzohet lehtë e që gjunjëzohet para vështirësive, edhe pas 530 vjetëve e flasim gjuhën shqipe. “Italia dhe Kosova janë largë, por ne e ndiejmë veten atje si në shtëpinë tonë”, deklaroi Petta.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka organizuar pritje solemne për delegacionin e komunave të arbëreshëve të Italisë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut