Integrimi
Gjykata hedh poshtë kërkesën e Leonardës për kthim në Francë
Sipas vendimit gjyqësor, prindërit e Leonardës nuk mund të integrohen në Francë. Ndërsa fëmijët mund të vazhdojnë shkollimin e tyre edhe në Kosovë
Rreth tre muaj më parë nëpër rrugët e Parisit dhe qyteteve tjera franceze protestohej me të madhe kundër veprimit të policisë, e cila pati dëbuar vajzën rome Leonarda Dibrani në Kosovë. Mllefi i protestuesve kishte të bënte sidomos me mënyrën e ndërhyrjes së policëve, të cilët nxënësen 15 vjeçare e kishin marrë nga autobusi ku ajo me shokët e shkollës ishte pjesë e një ekskursioni. Edhe pas kthimit në Kosovë, Leonarda ka qenë për një kohë në kryetitujt e medieve franceze e evropiane, transmeton nzz.ch .
Fillimisht asaj i ishte lejuar të kthehej në Francë për të vazhduar shkollimin por ajo kishte vënë si kusht kthimin e gjithë familjes, po ashtu të dëbuar.
Rasti “Leonarda” kishte shkuar deri në qarqet më të larta të politikës franceze, duke u bërë temë preokupimi edhe për vetë presidenin e republikës, François Hollande.
Ndërkohë familja Dibrani ka bërë një kërkesë para gjykatës administrative në qytetin Besançon për leje qëndrimi në Francë. Të martën (sot) kjo gjykatë ka hedhur poshtë kërkesën e familjes rome me prejardhje nga Kosova.
Sipas vendimit gjyqësor, nuk ka indikacione që prindërit e Leonardës do të mund të integroheshin në shoqërinë franceze. Veç kësaj, fëmijët e kësaj familje mund të vazhdojnë shkollimin e tyre edhe në Kosovë.
Familja Dibrani ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi para një gjykate të apelit
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës