Integrimi
Vrasja e kërçovares: çifti kishte probleme prej kohësh
Një burim i albinfo.ch (emri i njohur për redaksinë) thotë se kushërira e tij ishte rritur në Zvicër ndërsa bashkëshorti i saj kishte ardhur para 15 vitesh. “Hanka ia ka bërë atij vizën dhe bashkë kanë një djalë 8 dhe një vajzë 14 vjeçe
Shkaqet e tragjedisë së rëndë familjare që ka ndodhur të shtunën në Wohlen (Aargau), që për pasojë ka pasur vdekjen e gruas shqiptare nga Kërçova (Hanka M.) për organet ndjekëse vazhdojnë të mbeten të panjohura. Ato nuk kanë dalë ende me ndonjë qëndrim zyrtar nëse është fjala për vrasje, vetëvrasje apo aksident.
Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës është marrë fillimisht nga policia dhe ndërkohë po mbahet nën masa sigurie në një ent psikiatrik. Të gjitha dyshimet shkojnë në drejtim të tij si shkaktar i vrasjes.
Prokuroria ka vendosur ndaj masën e mbajtjes në burg për hetime.
Përderisa informacionet zyrtare nga policia janë ende të kursyera dhe jepen me rezervë, albinfo.ch ka arritur të kontaktojë disa persona që njihen ose janë në marrëdhënie farefisnore me të vrarën dhe të dyshuarin për vrasje. Njëri nga burimet, kushëri i viktimës dhe i njohur edhe i bashkëshortit të saj (emri i tij ndodhet në redaksi) ka folur për albinfo.ch në kushte anonimiteti. Ai thotë se kushërira e tij 35 vjeçare tashmë e ndjerë, ishte rritur në Zvicër ndërsa bashkëshorti i saj, Arbeni 40 vjeç kishte ardhur para rreth 15 vitesh këtu.
“Hanka ia ka bërë atij vizën (letrat) dhe bashkë kanë një djalë 8 dhe një vajzë 14 vjeçe. Për rrethanat e sakta të vrasjes unë mund të di vetëm aq sa përflitet. Por e kam ditur edhe më parë se çifti ka pasur prej kohësh probleme që lidhen me xhelozinë e bashkëshortit, gjegjësisht vendimin e bashkëshortes për tu ndarë nga ai”, shprehet burimi për albinfo.ch.
Ai rrëfen më tutje se një kushërirë tjetër e përbashkët e tij dhe e viktimës ishte e martuar për vëllanë e bashkëshortit të dyshuar për vrasje. “Vrasja e ndodhur do të vështirësojë edhe lidhjen në mes tyre”, druan ai.
Deri në momentin kur ai ka dhënë deklaratën për portalin, (dy ditë pas vrasjes) ende nuk ishte vendosur që kufoma të transportohej në vendlindje për tu varrosur.
Ngjarja kishte ndodhur të shtunën pasdite. Viktima kishte vdekur nga plagët e rënda gjatë mbrëmjes në spitalin e Cyrihut. Ajo ishte dërguar në Spitalin Universitar të Cyrihut me një helikopter të TCS-it, por ndërhyrja mjekësore nuk kishte arritur t`i shpëtonte jetën asaj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës