Shëndetësi

A e dini çka i bën zemrës një pije energjike?

Vetëm një pije energjike mjafton për të shkaktuar problemet në zemër, me efektin që nis 90 minuta pas pirjes.

Sipas shkencëtarëve, pijet e tilla mund të ngushtojnë enët e gjakut, duke rritur rrezikun për bllokada apo sulme në zemër.

Gjetjet e një studimi të fundit, sipas “The Sun”, janë paralajmërim për të rinjtë që të largohen sa më shpejt nga pijet e tilla.

“Teksa pijet energjike po bëhen vazhdimisht më të përdorura, është e rëndësishme që të studiohen efektet e këtyre pijeve në ata që i pinë rregullisht dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka, sasinë që është e lejueshme të konsumohet”, ka thënë John Higgins, udhëheqësi i studimit të Universitetit të Teksasit në Houston, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.

Ekipi i tij beson se kombinimi i përbërësve në pijet energjike po ndikon dëmshëm në organizimin e njeriut.

Këtu kanë dalluar kafeinën, taurinën, sheqerin e përbërësit e tjerë të dëmshëm për arteriet e gjakut.