Integrimi

Në Bressanone të Italisë, edhe një klasë e gjuhës shqipe

Tashmë nxënësit shqiptarë në Bressanone të Italisë do të kenë edhe një vend, ku do të mund ta mësojnë gjuhën amëtare, shkruan albinfo.ch.

Aty do të hapet edhe një klasë shqipe për fëmijët e moshave 6-15 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur shkolla shqipe në Trento të Italisë, të cilët kanë njoftuar po ashtu se regjistrimi është falas.

“Ju mirëpresim në klasat tona në Trento, Bolzano, Merano e Mezzolombardo.
Regjistrimet janë falas dhe në çdo moment të vitit shkollor për fëmijët nga 6-15 vjeç. Vazhdojnë regjistrimet për klasat në Bressanone, Dobbiaco e Cles, mund të na kontaktoni në mesengjer të faqes sonë”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell albinfo.ch.

Të interesuarit për detaje mund të kontaktojnë këtu.