E-Diaspora

Detaje për plagosjen e shqiptarit në Gathe

36-vjeçari është ende në kujdes intensiv, derisa hetimet po vazhdojnë

Të dielën mbrëma (28 prill) një shqiptar është plagosur në Gathe të Zvicrës. Policia dhe prokurori kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas tyre, në armë zjarri është gjetur pranë viktimës, derisa ende nuk është bërë e ditur nëse me atë armë ishte qëlluar në drejtim të shqiptarit 36-vjeçar, përcjell albinfo.ch.

Ende nuk është e sigurt nëse ai është qëlluar nga një person, ose ishin më shumë.

Sipas mediave zvicerane, mendohet se ai është qëlluar derisa po voziste me veturën e tij. Arma është gjetur pranë kokës së tij.

36-vjeçari është ende në kujdes intensiv. Policia nuk ka dhënë shumë detaje tjera për shkak të zhvillimeve të hetimeve, derisa të gjithë ata që kanë informacione mund të kontaktojnë në numrin 0202/284-0.

Në lidhje me këtë rast ka pasur edhe një video në “Youtube”, e që më pas i është dorëzuar policisë, ku shihen disa dëshmitarë duke e ndihmuar dhe duke e thirrur policinë.

Gjithashtu sipas dëshmitarëve ai është qëlluar nga një veturë në lëvizje, edhe pse nuk është konfirmuar nga policia.