Integrimi

Merr çmim në Berlinale por nuk i shpëton dëbimit nga Gjermania

Me gjithë suksesin e arritur në film, familja Mujic nuk mund të llogarisë në ndonjë lehtësim të pozitës së saj rreth qëndrimit në Gjermani

Është shpërblyer si aktori më i mirë në Berlinale 2013 dhe prapë nuk i shpëton dot dëbimit nga Gjermania. Ky është fati i Nazif Mujiç-it, një rom nga Bosnja, i cilinë festivalin e Filmit në Berlin pati fituar Ariun e Argjendtë për rolin më të mirë në filmin “An Episode in the Life of an Iron Picker (Një episod nga jeta e një grumbullues të hekurishteve).

Filmi është një rrëfim për jetën e vështirë të romëve në Bosnjë.

Në këtë film, Mujic dhe anëtarët tjerë të familjes së tij luajnë në fakt jetën e tyre, ata nuk janë fare aktorë, shkruan rf.news.de.

Me gjithë suksesin e arritur në film, familja Mujic nuk mund të llogarisë në ndonjë lehtësim të pozitës së saj rreth qëndrimit në Gjermani. Enti Federal për Migracion dhe çështje të Refugjatëve  (BAMF) nuk i jep kurrfarë shansi për azil kërkesës së familjes rome nga Bosnja. Në arsyetimin e këtij enti thuhet se diskriminimi sistematik i romëve në Ballkan nuk përbën “situatë emergjente humanitare”.