Tematike
Learta Jakupi i bashkohet mbrëmjes humanitare në Cyrih
Fondacioni ‘Action for Mothers and Children’ po organizon mbrëmjen bamirëse në qytetin e Cyrihut, për herë të tretë radhazi në Hotel Marriott, më 10 maj 2019, nga ora 19:00.
Mbrëmja do të përfshijë fjalime të rastit, pika muzikore, koktej rasti, si dhe një ankand që mundëson dhe inkurajon rrjetëzimin. Këtë vit mbrëmja do të ketë edhe një pikë artistike nga Learta Jakupi, e cila do të performojë në cilësinë e sopranos, përcjell albinfo.ch.
Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë kontributit dhe mbështetjes së bashkorganizatorëve: Dr. Agron Abrashi, Dr. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri. Ndërsa mbështetës të tjerë të mbrëmjes deri më tash janë albinfo.ch, Neosana AG, ProCredit Banka Kosova, Telegrafi si dhe Eurokoha, mirëpo, thirrja për donatorë dhe sponsorë të mbrëmjes humanitare mbetet ende e hapur.
Për të qenë pjesë e kësaj mbrëmje bamirëse, biletën mund ta merrni përmes platformës Jamatu, duke klikuar në linkun http://bit.ly/2OvBN3l.
Të gjitha shitjet e biletave do të financojnë programet e Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e qendrave informuese për shëndetin e gruas ‘Klasat për Nëna‘.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025