Integrimi
I lindur dhe rritur në Itali, por i pasionuar pas traditave shqiptare
Kristiani së bashku me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Itali do të hapin edhe një shkollë shqipe
Kristian Zefi, një i ri shqiptar në Itali, me origjinë nga Shkodra është i pasionuar pas ndërtimit të lahutave dhe luajtjes së instrumenteve të muzikës popullore të veriut të Shqipërisë.
Përveç tingujve të çiftelisë, Kristiani është i pasionuar edhe pas etnografisë, zakoneve dhe traditave, mitologjisë, këngëve dhe poezive epike shqiptare.
“Jam 21 vjeç punoj si programues elektronik, tek një firmë që prodhon makineri industriale, jam në programimin dhe kolaudimin elektrik të makinerive”, nis rrëfimin e tij Kristiani.
Në makinën e tij personale ka një objekt, që e bën atë të veçantë nga automjetet e tjera.
“Kisha një shok që kishte një shtypëse 3 D dhe i kërkova të më bënte një shqiponjë dhe shqiponjën ia kam vënë përpara. Tashmë makina ime nuk është Alfa Romeo, por është Alba Romeo”, thotë ai, raporton “ATSH”.
Teksa tregon si nisi pasioni i tij për veglat muzikore të Malësisë së Madhe, Kristani shprehet se “e fillova me pasionin dhe dashurinë për traditat shqiptare, që nga mosha 15-16 vjeç kur mësova shumë për kulturën dhe traditën italiane dhe thashë çfarë kemi ne shqiptarët më pak se italianët”.
“Kështu nisa të pasionohem me historinë e popullit tonë në lashtësi me traditat, me muzikën, veshjet dhe folklorin”, nënvizon ai, përcjell albinfo.ch.
I veshur me veshje popullore, ai tregon se “kur më njohin pyesin po ky djalë jeton në këtë botë apo jo, unë përgjigjem po, se jam i diplomuar për elektroteknikë dhe kam dalë ndër nxënësit më të mirë të klasës sime. Telefonat i kam përdorur se ndryshe nuk do i njihja këto gjëra. Po me kalimin e kohës në vend që të rrija ulur duke parë Facebook e Instagram kërkoj këto gjëra që ti përjetoj edhe njerëz këto gjëra për ti nxjerrë në dritë”.
Kristiani rrëfen pasionin e tij për krijimin e çiftelive dhe kostumeve popullore. “Këto janë të gjitha punimet e mia, çiftelia , lahuta dhe veshja kombëtare, modele autentike të vjetra të krahinave të Malësisë së Madhe dhe të Dukagjinit. Duke filluar nga veshja qytetare e malësorëve aristokratë, veshje e bajraktarëve, të Dukagjinit dhe veshje e fshatarëve të thjeshtë të burrave të Malësisë së Madhe”, thotë ai.
Në fëmijërinë time, shton ai, kam pasur shumë pasion arkeologjinë, sepse kur isha fëmijë më pëlqenin dinozaurët etj.
“Pasioni im që në fëmijëri kanë qenë për gjërat e vjetra, të lashta. Për të ditur si kanë jetuar njerëzit më parë, çfarë kanë veshur si kanë respektuar njëri tjetrin etj”, shprehet Zefi.
Sipas tij, simboli që i bën më shumë përshtypje të huajve është mbushja e veshjeve tona me fije ari.
“Ne e kemi pasur prej perëndisë, apo kohëve të lashtë që të dukemi. Edhe këtë traditë e kemi marrë brez pas brezi që të dukemi sa më mirë”, thekson Kristiani.
Shpesh, sqaron ai, më pyesin si mundet një djalë i ri, lindur e rritur në Itali të merret me këto gjëra.
“Edhe unë i pyes si mundet që ju lindur e rritur në Shqipëri të mos merreni me këto gjëra. Fatkeqësisht rinia shqiptare që lind e rritet ne diasporë nuk është shumica si unë, edhe të jetë si gjysma ime do ishte mirë, se unë jam pak i ekzagjeruar”, shton ai.
Kristiani së bashku me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Itali do të hapin edhe një shkollë shqipe.
“Në qytetin e Astit në Itali bashkë me qytete të tjera kemi themeluar një shkollë shqiptare ku u mësojmë fëmijëve abetaren. Inaugurimi i kësaj shkolle do të jetë më 21 shtator, do marrin pjesë shumë personazhe të artit dhe kulturës shqiptare. Aq më shumë të jemi aq më mirë është”, shprehet ai.
Kristian Zefi, 21 vjeç, lindur e rritur në Itali e do shumë vendin e tij, por veçanërisht tokën shqiptare.
Ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Mos e lini tokën shqiptare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025