Kosova
Pacolli thotë se ka ardhur koha që Serbia ta njohë Kosovën
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është pjesë e delegacioni kosovar në Berlin, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidentin Hashim Thaçin.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të shohë Kosovën si fqinj të barabartë.
“Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë. Një çështje e rëndësishme për delegacionin tonë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Jemi të vendosur për këtë kërkesë, pasi është mënyra e vetme për t’i treguar popullit të Kosovës se e ardhmja evropiane është e prekshme”, ka shkruar Pacolli.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje