Integrimi
Diaspora, model i suksesit dhe i të arriturave
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Ata janë takuar edhe me disa bashkatdhetarë atje. Sipas Haradinajt, vizita zyrtare në Berlin është rast i mirë që ta forcojmë edhe lidhjen tonë bilaterale që e kemi Kosovë – Gjermani.
“Emocion i veçantë sa herë takohem me bashkatdhetarë kudo, sikurse edhe sot në Berlin të Gjermanisë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë e ekonomisë tonë dhe tani, model i suksesit dhe të arriturave. Në prani të bashkatdhetarëve tanë, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon të mbajë qëndrim konsistent, që të mos dëmtohet integriteti territorial dhe shtetësia e Kosovës“, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu ka thënë se ndjehet krenar kur sheh dhe takon futbollistë të ligave europiane, pushtues të top listave muzikore, arkitektë, artistë, inxhinierë, mjekë, ndërmarrës të zot, që jo vetëm na bëjnë krenar për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar flamurin dhe identitetin tonë.
Ndërsa presidenti Thaçi ka thënë se diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë.
“Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani“, ka shkruar Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme