Kosova
Gjendet i vdekur personi i zhdukur para dy ditësh në Pejë
Policia e Pejës ka konfirmuar se është gjetur personi, i cili ishte në kërkim qe dy ditë.
Sipas policisë, personi është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës në Rugovë.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave, me dyshimin se të njëjtit kishin kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, shkruan Albinfo.ch.
Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N., SH.L. dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se më 26 prill të këtij viti i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N.
Ndryshe, M.N. (49) ishte në kërkim që nga data 26 prill e këtij viti, kur dyshohet se kishte marrë lëndime të rënda trupore nga tre persona.
E-Diaspora
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani Vjenë, 4 nëntor 2024: Nën moton ‘‘Letërsia si instrument politik’’, PEN Qendra e Austrisë ka nisur...
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve