Tematike
Punëtorëve u “digjen” miliona franga, në mesin e të dëmtuarve, edhe shqiptarë
Një numër shqiptarësh me kontrata të përkohshme me kompaninë italiane GCF kanë deklaruar se janë detyruar që një pjesë të rrogës së paguar, t`ia kthejnë sërish bosit!
Në punimet për hapjen e tunelit të ri hekurudhor, Transversales së Alpeve (Neat) që quhet edhe “projekti i shekullit” i Zvicrës ka pasur disa raste të dumpingut të pagave. Prokuroria e Tiçinos dhe Inspektorati Kantonal i Punës kanë iniciuar hetimet përkatëse, njofton gazeta “Sonntagszeitung” dhe televizioni i Zvicrës italiane RSI.
Gjatë punimeve të kryera në tunelin bazik Ceneri, dy kompani italiane thuhet t`u kenë paguar 170 punëtorëve paga më të ulëta se që lejohet, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ata ishin detyruar të punonin shpesh nga dy e më shumë ndërrime të njëpasnjëshme, deri në 17 orë pa ndërprerje.
Prokuroria e Tiçinos është duke bërë hetimin për rrethanat e ndodhjes së këtij skandali. Ndërkohë, dy ndërmarrjet e akuzuara italiane po i hedhin poshtë të gjitha akuzat.
Sipas sindikatës Unia, hetimet mund të rezultojnë të vështira. Dy firmat italiane nuk kanë bërë vetëm dumping të pagave por edhe kanë falsifikuar dokumente.
Kompania kryesore e angazhuar në hapjen e tunelit Ceneri, “Alptransit Gotthard AG”, që është pjesë në masë 100% e SBB-së njëherë për njëherë nuk është prononcuar, përcjell albinfo.ch. Ajo do të reagojë sapo të dalin dëshmi konkrete.
Siç shkruan “Sonntagszeitung”, edhepse punëtorët janë detyruar të punojnë nga 13 ose 14 orë, në dëshminë e pagesës atyre u është shkruar sikur kanë punuar nga 8 orë. Por ata nuk janë detyruar vetëm të punojnë më gjatë se sa lejohet në Zvicër. Ata nuk kanë marrë as pagën minimale të paraparë me Marrëveshjen e Përgjithshme për këtë profil pune, e cila është 4624 franga për punëtorët e pakualifikuar. Sipas sindikatës këta punëtorë kanë marrë më pak se gjysmën e pagës në fjalë.
Më tutje gazeta shkruan se në hapjen e tunelit bazik Ceneri kanë punuar edhe një numër shqiptarësh të cilët kishin kontrata të përkohshme me kompaninë italiane GCF. Ata kanë deklaruar se janë detyruar që një pjesë të rrogës së paguar, t`ia kthejnë sërish kompanisë së përmendur!
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme