Kuriozitete
Vendi ku është e detyrueshme të qëndrosh nudo
Duhet të zhvishesh me patjetër pasi në këtë vend është e detyrueshme të rrish nudo
Turistë nga e gjithë bota dynden çdo vit në një fshat të vogël bregdetar në Francë, aty ku është me detyrim të qëndrosh krejtësisht nudo.
Cap d’Agde është një magnet për nudistët dhe gjatë muajve të verës popullsia e tij shkon në 40.000 lakuriq.
Në këtë fshat ka madje edhe një bankë, parukier dhe supermarket nudistësh. Por, si u kthye ky qoshk francez në kryeqendrën botërore të verës? Në vitet ’50, Franca po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore.
Kur familja Oltra që rriste ullinj pa se si njerëzit nudo “pushtuan” tokën e tyre, vendosën të përfitonin nga rasti.
Ata morën licencën për ta bërë vend nudistësh tokën e tyre dhe që nga ajo kohë aty vijnë për pushime familje nga Gjermania dhe Holanda. Kur disa pushues ndërtuan shtëpi dhe nisën të jetonin në zonë gjatë gjithë vitit, lindi qyteza, transmeton “TCH”.
Për të hyrë në Cap D’Age, duhet të paguash rreth 10 euro dhe më pas të zhvishesh, përcjell albinfo.ch.
Duhet të zhvishesh me patjetër pasi në këtë vend është e detyrueshme të rrish nudo. Vetëm në darkë, kur freskon koha të gjithë vishen.
Por kujdes në këtë pjesë të plazhit është e ndaluar rreptësishtë të kryhen marrëdhëniet seksuale, e nëse dikush kapet “mat” gjoba është mjaft e majme, 15 mijë euro.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor