Bota
Vajza e vogël dhuron 3 euro për ndërtimin e Notre Dame
Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Notre Dame, pasi zjarri shkatërroi katedralen e Parisit më parë këtë muaj.
Një pjesë shumë e vogël gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani vjen nga një burim shumë modest.
Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.
“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli,”- i shkroi Caitlyn Handley në një letër të fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon”.
Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja, përcjell Ora, përcjell Albinfo.ch
“Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi”-tha Simon.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës