Maqedonia
Dy vjet nga ngjarjet e përgjakshme të “27 prillit”
27 prill 2017, shumicës parlamentare i humbi durimi 5 mujor nga mos konstituimi i Kuvendit dhe vendosi ta shpall Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.
Pas votimit, lajmi arriti shumë shpejt tek protestuesit të cilët nga Qeveria me vrap arritën para Kuvendit. Ndonëse kishte forca të shumta policore, protestuesit kaluan rrethojat. Ndërkohë në Kuvend ishin futur dhjetëra persona me maska, të cilët prisnin ardhjen e turmës së protestuesve brenda. Do të ishte e pamundur futja e turmës, në rast se portat e Kuvendit nuk do të hapeshin nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski. Dyert u hapën, protestuesit pushtuan Kuvendin, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Shumë shpejtë u orientuan drejt sallës së konferencave për shtyp ku shumica parlamentare po mbante konferencë për media. Me gjësende të forta, ulëse, shtiza flamuri dhe kabllo deputetët e shumicës parlamentare u sulmuan dhunshëm nga protestuesit. Më së keqi e pësoi lideri i ASH-së, Ziadin Sela i cili u rrah brutalisht nga dhjetëra persona, ndërsa u la i shtrirë me bindjen se kishte vdekur. Sulmuesit e tij u dënuan me 82 vite burg për tentim vrasje.
28 nëntor 2017 me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe me pëlqimin e gjykatësit hetues nën akuzën “cenim terrorist të rendit kushtetues” u arrestuan 33 persona, në mesin e tyre edhe deputetët që hapën dyert e Kuvendit. Kuvendi i hoqi imunitetin 5 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjykata u shqiptoi masa paraburgimi dhe arresti shtëpiak. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Shumica prej tyre, falë garancisë së ofruar masën e paraburgimit e shndërruan në arrest shtëpiak. Gjykimet u përcollën me protesta nga ana e opozitës, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Kur të gjithë prisnin zbardhjen e plotë të 27 prillit, kryeministri Zoran Zaev në ditën kur propozoi ndryshimet kushtetuese në Kuvend, propozoi pajtimin kombëtar duke filluar nga 27 prilli. Me qëllim sigurimin e 2/3 të votave për ndryshimet Kushtetuese, Zaev nisi negociatat me 8 deputet të VMRO-DPMNE-së, të akuzuar për 27 prillin dhe nga PSP-ja. Më 19 tetor Kuvendi miratoi nevojën e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje më Marrëveshjes së Prepsës. Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Zekir Ramçilloviq, Emilija Aleksandrova, Elizabeta Kançeska Mileska, Vlladanka Aviroviq dhe Nolla Ismajllova votuan nismën për ndryshime. Opozita menjëherë mori vendim që t’i përjashtoj nga partia dhe koalicioni. 8 deputetët kushtëzuan ndryshimet kushtetuese me amnistinë ndaj tyre apo familjarëve të tyre.
15 dhjetor 2018 Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit me të cilin u përfshinë 15 persona, në mesin e tyre deputetët që hapën dyert e Kuvendit dhe organizatorët e protestës.
Gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari Nikolla Mitrevski-Ninxha dha dëshmi e cila zgjeroi hetimin për 27 prillit. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, mbi bazën e dëshmive të siguruara nga leximi i mesazheve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, zgjeroi dyshimet për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në të cilën u përfshin edhe ish kreu i kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe dy ish ministrat e tij Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski. Mbi dëshminë e Ninxhas, dyshimet u ngritën edhe për dy agjentët e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe ish drejtorit Vlladimir Atanasovski. Ninxha madje akuzoi se në shtabin e VMRO-DPMNE-së më 27 prill ndodhej edhe shefi i kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov, Boris Josifovski i cili sipas tij ka pritur në çdo moment që kreu i shtetit të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Pas kësaj dëshmie, Ivanov doli dhe përgënjeshtroi qëndrimet e Ninxhas, duke akuzuar DSK-në për orkestrim dhe akuza të pabaza. Më 15 mars Gjykata Penale shpalli vendim dhunën në Kuvend.
16 persona u dënuan me 211 vite burg për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues”, në mesin e tyre Çavkov, Goran Gjoshevski por edhe Abdylfeta Alimi i cili me 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela. Nga akuza u lirua Igor Durllovski i cili gjatë protestave kishte kënduar himnin kombëtar maqedonas. Procesi aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit pas ankesës së vendimit nga palët mbrojtëse. Ndërkohë, akoma mbetet enigmë nëse presidenti Gjorge Ivanov para ikjes nga pozita e kreut të shtetit, do t’i amnistojë të dënuarit për dhunën në Kuvend. Ngjarjet e 27 prillit mbahen mend si ngjarjet më të dhunshme në historinë e vendit brenda një institucioni siç është Kuvendi, duke dëshmuar mos funksionimin e institucionit dhe vënien e tyre në shërbim të interesave grupore politike.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje